Moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, ambasada e Italisë: Besojmë se sundimi i ligjit do të orientojë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin të cilin e kanë quajtur politik që ka marrë KQZ-ja për mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Në reagimin e ambasadës thuhet se besojnë se sundimi i ligjit do të orientojë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni vital, i…

Lajme

24/12/2024 17:09

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin të cilin e kanë quajtur politik që ka marrë KQZ-ja për mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

Në reagimin e ambasadës thuhet se besojnë se sundimi i ligjit do të orientojë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni vital, i cili është përgjegjës për mbajtjen e të drejtave politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me vendimin politik që ka marrë KQZ-ja për mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë se sundimi i ligjit do të orientojë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni vital, i cili është përgjegjës për mbajtjen e të drejtave politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Reagimi i plotë: