Moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, Ambasada e SHBA’ve: Veprim i i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP
Nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një përgjigje për media, Ambasada Amerikane shprehet thellësisht e shqetësuar me me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Në njoftim thuhet se vendimi është i motivuar politikisht, duke…
Lajme
Nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në një përgjigje për media, Ambasada Amerikane shprehet thellësisht e shqetësuar me me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
Në njoftim thuhet se vendimi është i motivuar politikisht, duke kërkuar nga palët që kanë problem që t’i drejtohen PZAP.
“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standardeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në njoftim.
“Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, vazhdon njoftimi.
Ambasada thekson rolin e KQZ në në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve, duke shtuar se ligji duhet të zbatohet.
“KQZ-ja luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe për të siguruar që ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësisht vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike”.
“Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë probleme me proceset e KQZ-së që të shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në njoftim.