Haziri: Familja Rugova tregoi zemrën e madhe që e priti Kurtin në vizitë, ky e ka quajtur tradhtar në ditën e varrimit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri Albin Kurti ka rezistuar e kundërshtuar gjatë që ta qartësojë qëndrimin e tij për Ibrahim Rugovën, liderin ikonik të kësaj partie dhe të vendit. Sot, kur partia më e vjetër në vend feston 35-vjetorin e themelimit, Hazirit iu kërkua që ta komentonte vizitën e…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri Albin Kurti ka rezistuar e kundërshtuar gjatë që ta qartësojë qëndrimin e tij për Ibrahim Rugovën, liderin ikonik të kësaj partie dhe të vendit.
Sot, kur partia më e vjetër në vend feston 35-vjetorin e themelimit, Hazirit iu kërkua që ta komentonte vizitën e Kurtit në familjen e Rugovës para disa ditësh. Ai e cilësoi “madhështi” sjelljen e familjes së Rugovës “që ia ka çelë derën”.
Haziri tha në T7 se në ditën e varrimit të Rugovës, Kurti e ka quajtur atë tradhtar të kombit.
“Unë e shoh që kjo familje e ka zemrën e madhe dhe trashëgon ato vlera të pajtimit që Rugova i ka pas si lider politik dhe si njeri, sepse unë ia kujtoj deklaratën Albin Kurtit në ditën e varrimit të Rugovës: kualifikimi që po varroset një tradhtar i kombit. Dhe i ka ftuar njerëzit të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit”, tha Haziri.
Ai tha se partia e Rugovës tash po punon për “rikthimin e madh”. Haziri beson se ata votues të LDK-së që votuan për LVV-në në zgjedhjet e fundit parlamentare “janë kthyer”.
“Katër vjet janë të mjaftueshme me e pa qeverisjen. Qeverisja nuk është llaf, nuk është vetëm fjalë, nuk është vetëm deklarim. Qeverisje është veprim”, tha nënkryetari i LDK-së.