Arrestohet 53-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale
Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar S.M., (53-vjeçar) , i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”. Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri po kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. “Më datën 23.12.2024 rreth orës 06:30…
Lajme
Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar S.M., (53-vjeçar) , i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri po kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Më datën 23.12.2024 rreth orës 06:30 policët e stacionit të Shtërpcës në Brezovicë kanë arrestuar personin S. M (M/K), i moshës 53 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit i pandehuri është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.