Dialogu gjatë vitit 2024, Lajçak: Progresi ishte më i ngadalshëm nga se kisha menduar por Kosova dhe Serbia kanë mesazhin e qartë
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një përmbledhje të dialogut Kosovë-Serbi gjatë vitit 2024. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se progresi në dialog gjatë këtij viti ishte më i ngadalshëm nga se e kishte menduar por që sipas tij ajo që u arrit ishte e dobishme për…
Lajme
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një përmbledhje të dialogut Kosovë-Serbi gjatë vitit 2024.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se progresi në dialog gjatë këtij viti ishte më i ngadalshëm nga se e kishte menduar por që sipas tij ajo që u arrit ishte e dobishme për të dyja vendet, shkruan lajmi.net.
Lajçak ka mirëpritur vendimin për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur për të cilën ka shkruar se është koha qe të bashkohen familjet dhe të dashurit e atyre që ende nuk iu dihet fati.
Ai ka shtuar se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë është dhënë një mesazh i qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: