Momenti kur Egli Takos iu desh të ftonte banorin e tretë Olsin, banorja ngelet e hutuar teksa mendon dikë tjetër
Egli Tako ka qenë banorja e parë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo u shpreh e emocionuar dhe njëkohësisht e befasuar teksa pa ambientet e shtëpisë luksoze. Më parë, së njëjtës i është dashur të ftojë banorin e tretë në radhë që ishte Olsi Abazi. “Big Brother…
ShowBiz
Egli Tako ka qenë banorja e parë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo u shpreh e emocionuar dhe njëkohësisht e befasuar teksa pa ambientet e shtëpisë luksoze.
Më parë, së njëjtës i është dashur të ftojë banorin e tretë në radhë që ishte Olsi Abazi.
“Big Brother dëshiron që ti të ftosh në shtëpi banorin e tretë të asaj shtëpie, Olsi është te arena”, iu drejtua moderatori Ledion Liço.
“Edhe një herë”, ka qenë reagimi i papritur i bukuroshes shqiptare.
E njëjta duket se mendoi ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun, me të cilin ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje.
Egli në fakt për publikun ka qenë më e njohur si partnerja e këngëtarit, ku edhe komentoheshin vazhdimisht.