Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjë për ta.   Në një video në Facebook, ai tha se kjo kategori dha gjithçka për vendin.   “Për më tepër, do të ndaloj mohimin e…

Lajme

21/12/2024 13:20

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjë për ta.

 

Në një video në Facebook, ai tha se kjo kategori dha gjithçka për vendin.

 

“Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës”.

 

“Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!”, ka thënë Hamza.