Prishtinë: Gruaja raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 dhjetor i është rrëmbyer djali i saj dhe është mbajtur “derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”.   “Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartcekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur…

Lajme

21/12/2024 09:35

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 dhjetor i është rrëmbyer djali i saj dhe është mbajtur “derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”.

 

“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartcekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në raportin 24 orësh.

 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime