Kurti nënshkruan kontratë me fabrikën turke të municioneve: U vendosën themelet e industrisë sonë të mbrojtjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se “janë vendosur themelet e industrisë sonë të mbrojtjes”, kjo pasi Kosova ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE). Kjo kompani sipas Kurtit do të vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se “janë vendosur themelet e industrisë sonë të mbrojtjes”, kjo pasi Kosova ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE).
Kjo kompani sipas Kurtit do të vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s, shkruan lajmi.net.
“Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: