Ja kur mund të shiten dhe përdoren fishekzjarret në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar rregullat për blerjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. “Shitja e fishekzjarrëve lejohet nga 19 deri më 31 dhjetor. Përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetor deri më 1 janar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, transmeton Klankosova.tv. Nëse këto masa nuk respektohet, MPB-ja paralajmëron…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar rregullat për blerjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.
“Shitja e fishekzjarrëve lejohet nga 19 deri më 31 dhjetor. Përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetor deri më 1 janar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, transmeton Klankosova.tv.
Nëse këto masa nuk respektohet, MPB-ja paralajmëron për gjoba.
“Respekto këto data për të shmangur gjobat dhe për të festuar me siguri dhe gëzim! Siguria është prioriteti ynë – festo përgjegjësisht!”.