Aksident në Volljakë të Klinës, vdes një person-Policia jep detaje
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës. Si pasojë, një person e ka humbur jetën. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës.
Si pasojë, një person e ka humbur jetën.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.
Ndërkaq në vendin e aksidentit është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.
“Reth orës 10:00 të mëngjesit jemi informuar nga Qendra e mjekësisë në Klinë se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore i cili ishte lënduar në një aksident në magjistralen Klinë-Gjakovë saktësisht në fshatin Volljagë. I lënduari është transferu për në emergjencë të spitalit rajonal gjersa policia ka dal në vend të ngjarjes aty ka hasur në një veturë ku ishte një person gjithashtu njëkohësisht dmth ka dal edhe ambulanca mjeku kujdestar ku e ka konstatu vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësit kompetente policore ku janë duke e kry shiqimin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/