Poshtë po ndërtohet ndërtesë ndërsa shtëpia rrëshqet e tëra,
Në rrugën A në Prishtinë ndërtimet banesore janë të shumta si edhe në çdo pjesë tjetër të kryeqytetit duke zvogëluar kështu tej mase numrin e shtëpive private të cilat po iu “lirojnë” hapësirën ndërtesave kolektive. Një e tillë po ndërtohet pikërisht në rrugën A të kryeqytetit, ndërtim ky që ka shkaktuar dëme të mëdha tek…
Lajme
Në rrugën A në Prishtinë ndërtimet banesore janë të shumta si edhe në çdo pjesë tjetër të kryeqytetit duke zvogëluar kështu tej mase numrin e shtëpive private të cilat po iu “lirojnë” hapësirën ndërtesave kolektive.
Një e tillë po ndërtohet pikërisht në rrugën A të kryeqytetit, ndërtim ky që ka shkaktuar dëme të mëdha tek një shtëpi afër, shkruan lajmi.net.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka parë se shtëpia ka rrëshqitur e tëra.
Ajo ka kontaktuar me Drejtorin e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferin i cili ka thënë se janë duke i inspektuar vazhdimisht punimet.
“Po ajo është në pronë publike, unë për momentin s’jam në Kosovë por jam kanë edhe pardje edhe ekipet ton kohën. Është në pronë publike ajo hapësirë, para 3-4 muajve janë dislokuar ata banorë por edhe Komuna ka reaguar me një deklaratë. Do me thënë nuk ka diçka tjetër”, ka thënë Xhaferi.
Ndonëse drejtori ka thënë se ekipet janë vazhdimisht në teren, në momentin kur gazetarja po vizitonte vendin e ngjarjes aty ishin vetëm punëtorët e kompanisë që po ndërtonin ndërtesën e re. /Lajmi.net/
Video: