Vetura godet një këmbësor në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. “Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar rreth orës 17:00, në…

Lajme

09/12/2024 20:20

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.

“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Leposaviq, në aksidnet janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/