LDK reagon pas skandalit të asamblistëve të LVV-së: Kjo shpalos qartazi kriminalitetin që i bën kjo lëvizje kryeqytetit dhe qytetarëve
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emër të partisë së tij ka reaguar pas publikimit të një videoje ku disa asamblist të LVV-së në Prishtinë flasin në lidhje me 50 milionë euro të vjedhura për Badovcin në emër të Albin Kurtit. Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shpalos qartazi kriminalitetin e LVV-së…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emër të partisë së tij ka reaguar pas publikimit të një videoje ku disa asamblist të LVV-së në Prishtinë flasin në lidhje me 50 milionë euro të vjedhura për Badovcin në emër të Albin Kurtit.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shpalos qartazi kriminalitetin e LVV-së dhe përbuzjen e hapur që i bën kjo lëvizje kryeqytetit dhe qytetarëve tanë.
“Këto praktika korruptive dhe kriminale fshihen pas fasadës së premtimeve për “ndryshim” e “transparencë”, ndërsa në realitet reflektojnë politikë të shpërdorimit, ku përfitimet personale e partiake vendosen mbi interesat e qytetarëve. Është e papranueshme që asamblistët, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të përfshihen në marrëveshje të kundërligjshme dhe të pista, që minojnë seriozisht besimin e qytetarëve në përfaqësuesit e tyre. Ky skandal demonstron qartazi se LVV-ja nuk është asgjë më shumë se një burim i pashtershëm i praktikave klienteliste dhe nepotiste, që dëmtojnë rëndë interesin publik”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa në emër të LDK-së, i ka bërë thirrje organeve përgjegjëse “të veprojnë pa hezitim dhe të hetojnë deri në fund çdo detaj të kësaj shkelje brutale të standardeve etike dhe ligjore”.
“Vetëm duke dënuar qartë e fort këtë lloj keqpërdorimi mund të mbrohet interesi i qytetarëve”, ka shtuar mes tjerash ai. /Lajmi.net/
Postim i tij i plotë në Facebook: