Kaos në Novi Sad, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, Serbi, ku po diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit dhe në një moment kanë tentuar të hyjnë dhe të pushtojnë parlamentin e qytetit. Me atë rast ka pasur përplasje të rënda me policinë…

Lajme

03/12/2024 16:48

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, Serbi, ku po diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit dhe në një moment kanë tentuar të hyjnë dhe të pushtojnë parlamentin e qytetit.

Me atë rast ka pasur përplasje të rënda me policinë dhe një i ri është lënduar në kokë, shkruan nova.rs.

Sot në orën 10 filloi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, ku diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq për shkak të tragjedisë së paprecedentë në Stacionin Hekurudhor.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Autonomija.info (@autonomija.info)