Vuçiq: Sot në Bruksel më pret një ditë e vështirë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot e pret një ditë e vështirë në Bruksel. Ai tha se do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropian. Sot në Bruksel po qëndrojnë liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë…

Lajme

03/12/2024 13:07

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot e pret një ditë e vështirë në Bruksel.

Ai tha se do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Sot në Bruksel po qëndrojnë liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet.” ka thënë Vuçiq.

Vuciq po ashtu pritet të ketë takim të veçantë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Siguris, Kaja Callas.

Në Bruksel sot do të qëndrojë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti./Lajmi.net/