Politikani Arben Tafaj rrëzohet nga kati 10 dhe humb jetën

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi. 63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë. “Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e…

Lajme

03/12/2024 12:13

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi.

63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë. /Topchannel