Kurti: Aksionet terroriste në veri po ndodhin sepse tash atje ka integritet territorial

Kryeministri Albin Kurti, thotë se tani që ka më shumë sovranitet dhe integritet territorial në veri, po ndodhin aksione terroriste atje. “Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetshmëri në veri, ka më shumë aksione terroriste tash”, u shpreh ai. Shefi i qeverisë tutje në seancën plenare të Kuvendit, tha se dikur…

Lajme

02/12/2024 18:24

Kryeministri Albin Kurti, thotë se tani që ka më shumë sovranitet dhe integritet territorial në veri, po ndodhin aksione terroriste atje.

“Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetshmëri në veri, ka më shumë aksione terroriste tash”, u shpreh ai.

Shefi i qeverisë tutje në seancën plenare të Kuvendit, tha se dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, dhe se siç shprehet ai atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste.

“Dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste. Dikur i kanë pasur 4 ndërtesa kryesore, në katër komuna të stacioneve të policisë”.