Musliu i reagon Kurtit: Po të vjen fundi ty, kurse Thaçi do të kthehet si triumfues
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një konference për media të cilën e mbajti mbrëmë, përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi. Kurti tha se ishte ish-kryeministri Thaçi, i cili në vitin 2013 ishte zotuar që ushtria jonë nuk do të shkojë në veri të vendit. Këtë deklarim Kurti e bëri kur u pyet nëse FSK-ja shkoi…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një konference për media të cilën e mbajti mbrëmë, përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kurti tha se ishte ish-kryeministri Thaçi, i cili në vitin 2013 ishte zotuar që ushtria jonë nuk do të shkojë në veri të vendit.
Këtë deklarim Kurti e bëri kur u pyet nëse FSK-ja shkoi në veri pas sulmit në Ibër Lepenc.
E pas gjithë kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se kryeministrit Kurti po i vjen fundi, derisa shton se Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë, si triumfues.
Postimi i plotë:
Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo.
Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre???
E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut.
Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike.
Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj.
Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!
P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull./Lajmi.net/