Rizvanolli: Të gjitha fabrikat janë në funksion dhe furnizimi me ujë është funksional – Ibër Lepenci po vazhdon punën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti ka njoftuar se është siguruar furnizimi me ujë. Ajo ka thënë se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe 7 orë pas sulmit kanë arritur ta sanojnë atë, shkruan lajmi.net. “Brenda pak orëve në KEK kemi pasur dhjetëra…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti ka njoftuar se është siguruar furnizimi me ujë.
Ajo ka thënë se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe 7 orë pas sulmit kanë arritur ta sanojnë atë, shkruan lajmi.net.
“Brenda pak orëve në KEK kemi pasur dhjetëra cisterna uji për të ndihmuar qytetarët. Pas orës 2 të mëngjesit kemi arritur të sanojmë 6 tuba të përkohshëm që të sigurohet sasia e mjaftueshme e ujit. Si rrjedhojë brenda 36 orëve ka pasur reduktime të pjesshme në Prishtinë e Mitrovicë e për tu siguruar ujë të pijshëm kemi pasur furnizim me autobol. Derisa po flasim të gjitha fabrikat janë në funksion dhe furnizimi me ujë është funksional. Rrezikimi i këtyre rrezikon edhe aktivitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. Por e kemi dëshmuar qe institucionet tona janë të gatshme për të siguruar këto furnizime me ujë. Ibër Lepenci po vazhdon punën me ekspertë për të bërë sanimin afatgjatë dhe po monitoron lokacionin ku ka ndodhur sulmi për tu siguruar që zgjidhja teknike është e sigurt. Falënderojmë edhe KASH- in që ka shprehur gatishmëri për të na ndihmuar”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.
“Sikurse që edhe gjatë muajve e viteve të kaluara, lusim qytetarët dhe bizneset që të jenë shumë të kujdesshëm në masën që është e mundshme me kursimin e energjisë elektrike”, u shpreh ajo.
Rizvanolli, tha se çdo masë e vogël ndihmon jo vetëm në përballimin e sfidave aktuale por edhe në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit për të ardhmen.
“Sulmet si kjo janë të jashtëzakonshme, mirëpo nga ana tjetër përderisa lufta në Ukrainë vazhdon, dhe situata e sigurisë gjeopolitike është kaq e ndjeshme, situata e furnizimit dhe çmimit të energjisë elektrike në treg do të jetë gjithnjë një problem potencial”, deklaroi ministrja. /Lajmi.net/