Bastisje në Varagë, konfiskohen edhe tri pushkë gjuetie

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka kontrolluar kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë. Po ashtu u kryen edhe bastisje, ku janë konfiskuar tri pushkë gjuetie. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë…

Lajme

01/12/2024 15:31

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka kontrolluar kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë.

Po ashtu u kryen edhe bastisje, ku janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.

“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore  K-9 e po ashtu edhe me  njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha Elshani. /Lajmi.net/