Gjykimi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së vendosin kollaret kuq e zi
Në seancën e sotme në Hagë , ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zgjedhur që të vendosin kollare të veçantë, ngjyrë të kuqe. Seanca e sotme në Hagë po zhvillohet pikërisht më 28 Nëntor datë kjo shumë e rëndësishme për popullin shqiptar. Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi zgjodhën që kollaret e tyre…
Lajme
Në seancën e sotme në Hagë , ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zgjedhur që të vendosin kollare të veçantë, ngjyrë të kuqe.
Seanca e sotme në Hagë po zhvillohet pikërisht më 28 Nëntor datë kjo shumë e rëndësishme për popullin shqiptar.
Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi zgjodhën që kollaret e tyre t’i përshtatin me 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe me daljen e parë publike të UÇK-së.
Madje në kollaren e kuqe të Rexhep Selimit është edhe forma e emblemës së UÇK-së , pasi aty nuk lejohen shkronjat./Lajmi.net/