Ia huq keq Abdixhiku, thotë se 28 nëntori është ditëlindja e Skënderbeut

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari janë tri festat të cilat festohen sot anë e mbanë ku ka shqiptarë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar këtë datë të veçantë për shqiptarët përmes një postimi në Facebook.…

Lajme

28/11/2024 10:52

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari janë tri festat të cilat festohen sot anë e mbanë ku ka shqiptarë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar këtë datë të veçantë për shqiptarët përmes një postimi në Facebook.

Gjatë këtij postimi, Abdixhiku si duket nuk e di se kush nga figurat heroike shqiptare e feston ditëlindjen pikërisht në këtë datë.

Ai në vend të komandantit Adem Jashari, ka shkruar se kjo datë shënon ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ky postim u editua dy herë radhazi, por nuk u vërejt huqja që kishin bërë ata.

Më pas u munduan të përmirësonin atë, duke e lidhur paksa me Gjergj Kastriot Skënderbeun./Lajmi.net/

Historia e ndryshimeve:

Postimi i tij i plotë: