Murati: Kur Bajrami ishte ministre 2.52 milionë kilogramë grurë, me vlerë tregu rreth 600 mijë euro, ishin zhdukur

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot në Facebook se në vitin 2016 kur Ministrinë për Tregti dhe Industri e udhëhiqte Hykmete Bajrami kishin nënshkruar kontratë me kompaninë “Universal Food” me qëllim ruajtjen dhe deponimin e 4.67 milionë kilogramëve grurë, që ishte pjesë e rezervës shtetërore Siç shkruan Murati, në vitin 2019, këtë Ministri e…

Lajme

26/11/2024 19:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot në Facebook se në vitin 2016 kur Ministrinë për Tregti dhe Industri e udhëhiqte Hykmete Bajrami kishin nënshkruar kontratë me kompaninë “Universal Food” me qëllim ruajtjen dhe deponimin e 4.67 milionë kilogramëve grurë, që ishte pjesë e rezervës shtetërore

Siç shkruan Murati, në vitin 2019, këtë Ministri e udhëhiqte Endrit Shala u kontraktua një tjetër kompani “Barileva” për ruajtjen dhe deponimin e grurit që ishte pjesë e rezervës shtetërore.

Sipas Murati, gjatë bartjes së grurit nga njëra depo tek tjetra nga 4.67 milionë grurë për të cilën kishte nënshkruar kontratë Bajrami, kishin mbetur 2.15 milionë kilogramë grurë, ndërsa mungonin edhe 2.52 milionë kilogramë tjera.

“Pra, 2.52 milionë kilogramë grurë, me vlerë tregu rreth 600 mijë euro, ishin zhdukur. A i kujtohet dikuj se a ka bërë Prokuroria Speciale arrestime të stafit të MTI për këtë rast? A e ka hetuar Prokuroria Speciale ndonjërin nga ministrat, Hykmete Bajramin apo Endrit Shalën për këtë rast? Sa debate janë mbajtur për këtë skandal në studio televizive? A janë kthyer ndonjëherë 2.52 milionë kilogramë grurë në rezervat e shtetit? Nga ajo që gjendet nëpër internet, kuptova që për këtë rast, pësimin e vetëm e paska pasur pronari i kompanisë “Universal Foods” i cili qenka dënuar 1 vit me kusht, dhe me gjobë 5 mijë euro”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: