Osmani në Kolumbi për inaugurimin e ambasadës, reagon Gërvalla: Ndihem krenare që puna jonë solli rezultat historik

Kosova sot do të hapë për herë të parë ambasadën në Kolumbi. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në “X”, ka thënë se inaugurimi i kësaj ambasade do të bëhet nga e para e vendit Vjosa Osmani-Sadriu. Ndërkaq ajo…

Lajme

26/11/2024 13:02

Kosova sot do të hapë për herë të parë ambasadën në Kolumbi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në “X”, ka thënë se inaugurimi i kësaj ambasade do të bëhet nga e para e vendit Vjosa Osmani-Sadriu.

Ndërkaq ajo e ka quajtur këtë ngjarje moment historik.

“Sot, një hap historik në Bogotá, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë:

Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore.
Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës.
Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/

Today, a historic step in Bogotá, 🇨🇴 Colombia. 🇽🇰 Kosova is opening its embassy in another important country in South America. It will be inaugurated by 🇽🇰 President Vjosa Osmani-Sadriu. This next milestone underpins our strategy to expand Kosova’s global presence. pic.twitter.com/xMXeVqCYU9