Audio-incizimi i Gërvallës, Musliu: Qëllim i LVV-së është instalimi i një sistemi autokratik
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit nga “Paparaci”, në të cilin Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare. “Vrasja e demokracisë fillon kur zëri i lirë shtypet dhe kur mediat, që duhet të jenë zëri i qytetarëve, shndërrohen në…
Lajme
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit nga “Paparaci”, në të cilin Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare.
“Vrasja e demokracisë fillon kur zëri i lirë shtypet dhe kur mediat, që duhet të jenë zëri i qytetarëve, shndërrohen në mjete propagande. Qëllim i LVV-së është instalimi i një sistemi autokratik, ku provon të shtrijë kontrollë të plotë mbi mediat duke kufizuar lirinë e shtypit e të fjalës.”, ka shkruar mes tjerash Musliu- Shoshi.
Mes tjerash, deputetja e PDK-së i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë me urgjencë këtë çështje.