Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna vëllanë e dëshmorit me probleme shëndetësore për ta emëruar një drejtor tjetër

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive, Dardan Velija ka larguar nga puna Mehmet Tinovën, vëllain e dëshmorit Uran Tinova. Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Uran Tinova kishte edhe probleme shëndetësore, kufizim në lëvizje por që detyrën e tij e kryente për pozitën…

Lajme

25/11/2024 12:37

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive, Dardan Velija ka larguar nga puna Mehmet Tinovën, vëllain e dëshmorit Uran Tinova.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Uran Tinova kishte edhe probleme shëndetësore, kufizim në lëvizje por që detyrën e tij e kryente për pozitën që ishte emëruar.

Ai ka shkruar se largimi i Mehmet Tinovës nga Dardan Veliaj është bërë me qëllim që ta emëronte një drejtor tjetër të prokurimit në NP KMDK, shkruan lajmi.net.

“Po përse vallë Dardan Veliaj po përfiton kaq shumë nga Qeveria Kurti? A janë këto benificione e pëfitime për faktin se ai ishte me Albin Kurtin në Binçe në takim me vëllezërit Donqiq, me 17.01.2004? Apo i dhurohen favore e perfitime Dardan Veliajt nga Albin Kurti që ai te mos flas për hollësitë e takimit ne Binqe. “Bini i Binqes” dhuron pozita e grante qe ta mbuloj takimin e Binqes. Me këto skandale duhet sa më parë të merret Prokuroria”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: