25 vjeçari vdiq në vendin e punës në Prizren- Policia arreston tre menaxherët e kompanisë
Një rast mjaftë i rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në Prizren. Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli në Fushë-Kosovë ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Prizren. Deri tek vdekja e tij raportohet të ketë ardhur si pasojë e rrëzimit të një profili të metalit në një ndërtesë të cilës…
Lajme
Një rast mjaftë i rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në Prizren.
Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli në Fushë-Kosovë ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Prizren.
Deri tek vdekja e tij raportohet të ketë ardhur si pasojë e rrëzimit të një profili të metalit në një ndërtesë të cilës po i bëhej renovimi.
Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima A.G ishte goditur në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se viktima mori lëndime në vendin e punës, derisa po punonte aty.
Gjithashtu është theksuar se në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar (menaxherë) në këtë kompani.
“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”,thuhet nga policia./Lajmi.net/