I riu që humbi jetën në vendin e punës në Prizren, Haradinaj: Lus ndërmarrësit që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve
Një 25 vjeçar ka humbur jetën sot në Prizren derisa ishte duke punuar, pasi një profil metali i ka rënë në kokë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, shkruan lajmi.net. “Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur…
Lajme
Një 25 vjeçar ka humbur jetën sot në Prizren derisa ishte duke punuar, pasi një profil metali i ka rënë në kokë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, shkruan lajmi.net.
“Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit. Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: