Kokaina nën lëkurët e lopëve dhe kokaina nën lëkurët e bananeve “Bana King” të Trifon Muratajt

Thuhet, se krye trafikanti Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar që prej datës 4 nëntor 2022, por faktikisht, ai nuk është në listën e personave në kërkim; madje është parë shpesh në hotele, resorte e restorante luksoze në Tiranë, Durrës e bregdet, i shoqëruar edhe me ish-ministra, deputetë, shefa policie e drejtësie. Mbështetur në informacione…

Lajme

22/11/2024 10:13

Thuhet, se krye trafikanti Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar që prej datës 4 nëntor 2022, por faktikisht, ai nuk është në listën e personave në kërkim; madje është parë shpesh në hotele, resorte e restorante luksoze në Tiranë, Durrës e bregdet, i shoqëruar edhe me ish-ministra, deputetë, shefa policie e drejtësie.

Mbështetur në informacione të detajuara nga partnerët ndërkombëtarë, u arrestua grupi që fuste kokainë nga Amerika Latine, fshehur në lëkurë lopësh; aksion që nuk dështoi, sepse FBI, DEA e EUROJUST, i lanë palës shqiptare barrën e përgjegjësisë nëse aksioni do dekonspirohej.

Krahasimin e kundërt, të zbulimit dhe arrestimit të grupit “Kodra e Diellit-Qereka”, që fuste kokainën e fshehur nën lëkurët e lopëve; po e bëjmë me kokainën që trafikohej prej 15 vitesh në Shqipëri, nën lëkurët e bananeve nga kompania “Bana King” e krye trafikantit Trifon Murataj.

DEA e EUROJUST, kanë informuar Policinë, Prokurorinë, SPAK-un, se kompania “Bana King”, trafikon sasi të mëdha e të shpeshta kokaine nga Ekuadori në Shqipëri, fshehur në arkat me banane të kontejnerëve në Portin e Durrësit.

P.sh, më 31 dhjetor 2021, në konteinerin e “Bana King” u kapën 119 kg. kokainë, ndërsa policia nuk e arrestoi pronarin Trifon Murataj, por nipin e shoferin, që u liruan nga prokurorë e gjyqtarë në këmbim të mijëra Eurove.

Më 17 korrik 2022, nga kontejneri i “Bana King”, para skanimit u zhduken 50 arka me afro 1.5 ton kokainë; ku përsëri në lojë ishte policia e shtetit; që për 2 ditë mbajti të fshehtë emrin e kompanisë “Bana- King” dhe nuk procedoi pronarin Trifon Murataj, por dhe liroi punonjësit e tij.

Më 3 nëntor 2022, në kontejnerin e “Bana King” në Portin e Durrësit, u kapën 35.5 kg. kokainë; për të cilën u bënë arrestime shoferësh, ndërsa një ditë më pas, SPAK i kërkoi policisë arrestimin e pronarit Trifon Murataj, por ai njoftua dhe u arratis, raporton Pamfleti.

Më 8 dhjetor 2023, nga Porti i Durrësit u lejua të dilte pa kontroll dhe u dërgua te një parking në Shkozet kontejneri i “Bana-King”; ndërsa pas 4 orësh, i shoqëruar nga polici kufitar Adelino Vila, u lejua të futej përsëri në Portin e Durrësit, ku u skanua, u zhdoganua formalisht dhe doli “i pastër”, por me 130 arka më pak se ngarkesa e deklaruar.

Sipas informacionit që publikoi “Pamfleti”, marrë nga shërbimet kufitare në Portin e Durrësit, thuhet se ditën e mërkurë më 29 maj 2024, ora 11.30, në një nga kontejnerët e kompanisë “Bana King”, shërbimi i skanimit konstatoi 55 qese kokainë në 13 arka banane.

Por për “njollat” që nxori skanimi në kontejnerin e “Bana King”, shërbimet eprore të kufirit, anti-krimit, anti-mafies e anti-trafikut, lejuan daljen e kontejnerit nga Porti i Durrësit dhe nuk e raportuan këtë rast e nuk vunë në dijeni as zyrat e DEA-EUROPOL në Shqipëri.

Thuhet se Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar që prej datës 4 nëntor 2022, por nuk është në listën e personave në kërkim; madje është parë shpesh në hotele, resorte e restorante luksoze në Tiranë, Durrës e bregdet, i shoqëruar me ish-ministra, deputetë, shefa policie e njerëz të drejtësisë.

Ndërsa kompania e tij “Bana King”, vazhdon biznesin e pa sekuestruar nga SPAK dhe financon PS-në e mediat e Bablokut nën maskën e reklamave, megjithëse sipas ligjit Anti-mafia duhet sekuestruar, mbasi janë kapur afro 3 ton kokainë në pesë raste.

Kokaina te kontejnerët e “Bana King”, është kapur sepse linja e trafikut deri në portin e Durrësit është mbikëqyrur nga DEA e EUROPOL, ngaqë kanë dyshime te policia e prokuroria shqiptare, e cila ka lejuar arratisjen e pronarit Trifon Murataj të “Bana King”, sepse ai ka mbrojtjen e “kingëve” të pushtetit.