Qeveria ndan afro 5 milionë euro, kërkon 235 vetura të reja me qira
Qeveria e Kosovës ka hapur tender për marrjen me qira të 235 veturave zero-zero me vit të prodhimit 2023-2024, të njëjtat për nevoja institucionale. Veturat thuhet në dosjen e tenderit që duhet të jenë të pesë modeleve të ndryshme. Vlera e parashikuar për veturat është 4.97 milionë euro me kohëzgjatje të qirasë 60 muaj. Procesi…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka hapur tender për marrjen me qira të 235 veturave zero-zero me vit të prodhimit 2023-2024, të njëjtat për nevoja institucionale.
Veturat thuhet në dosjen e tenderit që duhet të jenë të pesë modeleve të ndryshme.
Vlera e parashikuar për veturat është 4.97 milionë euro me kohëzgjatje të qirasë 60 muaj.
Procesi i tenderit është bërë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) dhe se veturat me qera do të shfrytëzohen nga shumë institucione të cilat janë të paraqitura në dokumentin e publikuar në dosje të këtij tenderi.
Vlera e parashikuar për secilin lot është si më poshtë:
Totali – 4,974,000.00€
Lot 1 – 756,000.00€
Lot 2 – 549,000.00€
Lot 3 – 1,110,000.00€
Lot 4 – 1,920,000.00€
Lot 5 – 639,000.00€