Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka folur për procesin e dialogut. Lajçak, përmes një postimi në platformën “X” theksoi se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut. “Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të…
Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka folur për procesin e dialogut.
Lajçak, përmes një postimi në platformën “X” theksoi se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar Lajçak.
Always a pleasure to be in Paris and to meet with Minister Delegate @benjaminhaddad 🇨🇵🇪🇺. We had a good discussion on the dynamics in the Western Balkans and the importance of progress in the Dialogue on normalisation of relations. Grateful for 🇫🇷 strong support to the process. pic.twitter.com/TAGHGMCmUG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 21, 2024