Sejdiu: Kosova s’ka sistem shëndetësor, vetëm shërbime të pamjaftueshme
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka theksuar se vendi nuk ka një sistem shëndetësor funksional, por vetëm shërbime shëndetësore të pamjaftueshme. Sejdiu tha se në vitet 2013-2015 janë humbur mundësinë për të krijuar bazat e një sistemi të qëndrueshëm, duke e lidhur këtë me mos implementimin e ligjeve. Ai ka theksuar…
Lajme
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka theksuar se vendi nuk ka një sistem shëndetësor funksional, por vetëm shërbime shëndetësore të pamjaftueshme.
Sejdiu tha se në vitet 2013-2015 janë humbur mundësinë për të krijuar bazat e një sistemi të qëndrueshëm, duke e lidhur këtë me mos implementimin e ligjeve.
Ai ka theksuar se ligji i shëndetësisë i miratuar në vitin 2013 ka mbetur i pazbatueshëm, duke vënë në dukje se një sistem i tillë nuk mund të funksionojë pa zbatimin e ligjeve dhe pa krijimin e një sigurimi shëndetësor.
Sejdiu ka kritikuar gjithashtu mungesën e përparimeve në krijimin e një sistemi informativ shëndetësor, duke shtuar se kjo është një pjesë integrale për funksionimin e një sistemi shëndetësor efikas.
“Nuk kemi sistem shëndetësor. Ne kemi shërbime shëndetësore. Nuk e lidhi situatën me Kurtin, as me askënd. Unë mendoj se vitet 2013- 2015 janë humb bazat për me zhvillu sistemin, me funskionalziu sistem shëndetësor. Pritshmëritë kanë qenë së paku një apo dy vite pas pandemisë të shihen konturat funksionale të një sistemi, fatkeqësisht kanë ngecur ashtu siç ka qenë, me disa tendenca”.
“Ne kemi ligj të shëndetësisë të aprovum në 2013 i cili as 30 – 40 për qind nuk implementuar në momentin kur ligjet nuk implementohen atëherë nuk krijohet sistem dhe ministritë janë për krijimin e sistemit dhe mirëmbajtjen e sistemit. Nuk është zhvillu një sigurim shëndetësor unë mendoj se ka pasur mjaftueshëm kapacitet, që tani mbas disa viteve të funksionalizohet. Ku është problemi me sistemin informativ si pjesë integrale e një sistemi shëndetësor, asnjë problematik”, ka deklaruar Sejdiu në Debat Plus të RTV Dukagjini.