Abazi-Qeverisë Kurti: Në opozitë keni folur për bashkim kombëtar, sot folni për vëllazërim me Mickovskin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka folur sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025. Ai ka thënë se ky buxhet “nuk ju duhet” pasi që sipas tij Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka qenë në gjendje me e sjell asnjë ligj në Kuvend. “Për katër vite…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka folur sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025.
Ai ka thënë se ky buxhet “nuk ju duhet” pasi që sipas tij Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka qenë në gjendje me e sjell asnjë ligj në Kuvend.
“Për katër vite është masakruar Ministria e Punëve të Jashtme. Janë diskriminuar njerëzit që janë parë duke pirë kafe me njerëz të tjerë, ky është diskriminim, jeni komunist, jeni antishqiptarë, jeni antikombëtar, deri në nivelin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Abazi.
Ai ka komentuar edhe mbledhjen e përbashkët të Qeverisë Kurti me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Nuk guxoni me dal me mbrojt gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po mbani takime me fashistë si Mickovski po doni me mbajt takime me fashistë të tillë. Jeni manipulues me çështje kombëtare, në opozitë keni fol për Bashkim kombëtar sot folni për vëllazërim me Mickovskin”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/