Osmani tha që nënshkrimi i presidentit amerikan ka më shumë rëndësi se ai i Serbisë, Kica Xhelili: Këtë LDK e ka thënë vazhdimisht
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani sot në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Osmani tha “thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë.” E…
Lajme
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani sot në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Osmani tha “thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë.”
E sipas Kica-Xhelili, LDK këtë e ka thënë vazhdimisht, shkruan lajmi.net.
“Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: