Më në fund Osmani me kërkesë: T’i shtohet shuma e duhur që ushtarakët të kenë shtesa, për orar jashtë të punës si dhe meditje për trajnime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim të gjatë, në të cilin kishte porosi edhe për vetë kryeministrit Albin Kurti. Por ndër të tjerash, presidentja Osmani u deklarua edhe për ushtarët e FSK-së. Ajo kërkoi që t’u shtohet buxheti dhe shtesat e duhura ushtarëve. Ky…

Lajme

21/11/2024 11:12

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim të gjatë, në të cilin kishte porosi edhe për vetë kryeministrit Albin Kurti.

Por ndër të tjerash, presidentja Osmani u deklarua edhe për ushtarët e FSK-së.

Ajo kërkoi që t’u shtohet buxheti dhe shtesat e duhura ushtarëve.

Ky deklarim i Osmanit erdhi disa muaj pasi në publik janë bërë të ditura tashmë problemet me të cilat përballen ushtarët tanë, ndër to edhe mungesa e ushqimit adekuat.

“Përderisa ushtria jonë çdo ditë po furnizohet me armatim modern, që është një prej investimeve më të rëndësishme të viteve të fundit, dhe po ngriten kapacitetet për mbrojtje të vendit nga çdo rrezik, nuk duhet të harrojmë se pasuria më e madhe që e ka Kosova, janë pikërisht njerëzit brenda ushtrisë sonë. Prandaj mirëqenia ekonomikë e sociale, motivimi, mbështetja, duhet të shndërrohen në prioritet. Sepse jo rastësisht në ushtri nuk flitet vetëm për rekrutim, por flitet për procesin e rekrutimit dhe mbajtjes së atyre që janë rekrutuar. Në këtë frymë, angazhimi ynë duhet të jetë në arritje të këtij qëllimi, ndaj të nderuar deputetë mund ta bëni qysh sot, shfrytëzojeni këtë mundësi që buxhetit t’i shtohet shuma e duhur që ushtarakët tanë të kenë shtesa, për orar jashtë të punës, si dhe meditje për trajnime mbi një muaj.” – ka thënë ajo./Lajmi.net/