Mushkolaj: Asnjë parti nuk iu bëri zgjidhje grave greviste të Kuvendit, si do të zgjidhin problemet e krejt Kosovës?

Gazetari Imer Mushkolaj ka shkruar në lidhje me gratë greviste të Kuvendit të Kosovës të cilat po vazhdojnë të mbesin jashtë duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira të punës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se partitë politike, të cilat po premtojnë gjithçka këto ditë, nuk kanë qenë në gjendje…

Lajme

21/11/2024 09:55

Gazetari Imer Mushkolaj ka shkruar në lidhje me gratë greviste të Kuvendit të Kosovës të cilat po vazhdojnë të mbesin jashtë duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira të punës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se partitë politike, të cilat po premtojnë gjithçka këto ditë, nuk kanë qenë në gjendje që këtyre grave t’iu ndihmojnë dhe t’ua gjejnë një zgjidhje.

“Këto punëtore pastrimi kanë mbajtur grevë me javë të tëra në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar rritje page, për të përfunduar të përbuzura nga politika. Nëse kanë dështu të ndihmojnë zgjidhjen e problemit të rreth njëzet grave, qysh me besu që këto parti do të zgjidhin problemet e krejt Kosovës?”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: