Emisari francez për Ballkanin i referohet Petkoviqit si drejtor i zyrës për “Kosovë e Metohi”- Pastaj e fshin publikimin
Emisari frances për Ballkanin, Rene Troccas ka fshirë publikimin e bërë në rrjetin social “X”, ku përdori termin “Kosovë e Metohi”. E gjithë kjo ndodhi pas një takimi me të ashtuquajturin drejtori i zyrës së ashtuquajtur “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ku Troccaz iu referua Kosovës njëjtë si Serbia. Ende nuk është dhënë asnjë sqarim…
Lajme
Emisari frances për Ballkanin, Rene Troccas ka fshirë publikimin e bërë në rrjetin social “X”, ku përdori termin “Kosovë e Metohi”.
E gjithë kjo ndodhi pas një takimi me të ashtuquajturin drejtori i zyrës së ashtuquajtur “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ku Troccaz iu referua Kosovës njëjtë si Serbia.
Ende nuk është dhënë asnjë sqarim nëse ky publikim u bë qëllimshm.
“Takimi shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkovic, drejtorin e zyrës për “Kosova Metohia”. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë.” – thuhej në postimin që tashmë është fshirë.
Ndërkohë, pasi e fshiu termin që e përdor Serbia, Troccaz ka postuar një shkrim të ri rreth takimit, ku shkruan:
“Faleminderit Petar Petkoviq për pritjen e ngrohtë. Takim shumë i dobishëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin Franca e përkrah”,shkroi ai./Lajmi.net/