Ndërmarrja Trepça largon nga puna edhe një punëtor, thonë se nuk shkoi në punë nga 2 tetori
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka larguar nga puna edhe një punëtor tjetër. Sipas njoftimit të tyre, kjo ka ardhur pasi A.A ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan lajmi.net. “Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10…
Lajme
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka larguar nga puna edhe një punëtor tjetër.
Sipas njoftimit të tyre, kjo ka ardhur pasi A.A ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan lajmi.net.
“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02. 10. 2024 ka munguar në punë. Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/