Abdixhiku – Pecit: Do t’i ktheni paratë cent më cent

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka organizuar një takim me qytetarët e Fushë Kosovës. Ai në këtë takim ka zgjedhur të flet edhe për skandalet e fundit të bëra publike të ministrit Faton Peci dhe Qeverisë, shkruan lajmi.net. Abdixhiku ia ka kujtuar atij që paratë duhet të kthehen. “Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i…

Lajme

20/11/2024 11:32

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka organizuar një takim me qytetarët e Fushë Kosovës.

Ai në këtë takim ka zgjedhur të flet edhe për skandalet e fundit të bëra publike të ministrit Faton Peci dhe Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku ia ka kujtuar atij që paratë duhet të kthehen.

“Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!”, ka thënë Abdixhiku në këtë takim.

Ai ka folur edhe për vështirësitë me të cilat përballen bujqit të cilët sipas tij “nuk kanë motra e vëllezër në Qeveri”.

“Bujqit s’duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/