Si ra numri i shkollave në Kosovë? Përpos që s’pati ndërtime, në vitin 2005 ishin 1 mijë e 53 tani janë 974 gjithsej

Ministria e Arsimit ishte ndër ministritë më të komentuara së fundi. Shkak i kësaj pa dyshim se ishte publikimi i doracakëve të “Edukimit seksual” që po u servoheshin nxënësve nga klasa 1-5 dhe 6-9 të shkollave në Kosovë. Këta doracakë përmbanin gjuhë vulgare, aktivitete aspak të përshtatshme për ta dhe njëkohësisht kërkonin angazhim nga mësimdhënësit…

Lajme

20/11/2024 11:27

Ministria e Arsimit ishte ndër ministritë më të komentuara së fundi. Shkak i kësaj pa dyshim se ishte publikimi i doracakëve të “Edukimit seksual” që po u servoheshin nxënësve nga klasa 1-5 dhe 6-9 të shkollave në Kosovë.

Këta doracakë përmbanin gjuhë vulgare, aktivitete aspak të përshtatshme për ta dhe njëkohësisht kërkonin angazhim nga mësimdhënësit që atyre t’u servoheshin edhe disa aktivitete për t’i kryer në klasë mjaftë të papërshtatshme dhe të panevojshme.

Ndër të tjerash publike u bë fakti se nxënësve po u kërkohej që dikujt t’ia mbyllnin sytë në klasë, e më pas ta preknin me duar nëpër pjesët e trupit. Po ashtu kërkohej që mësimdhënësit të tregonin përvojat e tyre nga marrëdhëniet seksuale e t’i ndanin ato me fëmijët ( gjë krejtësisht e panevojshëm për ta).

E në këtë kohë nga Ministria e Arsimit tentuan që të largonin fajin, duke thënë se këta doracakë ishin bërë nga ministritë e kaluara. Por e kundërta doli. Ministritë kishin aplikuar për to, por nuk ishin parë formulimet dhe s’ishin vënë në shkolla deri në gusht të vitit të kaluar, kur edhe nisi koha që ministrja Arbërie Nagavci të shkojë nëpër shkollat dhe t’u flasë atyre për të mirat e këtyre doracakëve.

Ministrja madje i lëvdonte doracakët e thoshte se ato janë të nevojshme për fëmijët.

Por lënë gjithë këtë anash. Çfarë në fakt ndodhi me premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve, e shkollave të reja në vend?

Asgjë thuajse.

Përgjatë katër viteve qeverisje, Ministria e Arsimit duket se s’ka bërë kushedi çfarë magjie në arsim. Përpos telasheve me doracakët, telashe pati edhe në testimet e PISA-s, arritjet e vogla të nxënësve e pakënaqësitë e mësimdhënësve.

Por në lidhje me ndërtimet e shkollave, lajmi.net ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Arsimit se sa ndërtime në fakt janë bërë të shkollave përgjatë qeverisjes.

Por diçka doli të jetë shumë e çuditshme. Sepse në bazë të këtyre të dhënave theksohet se numri i shkollave që janë mbyllur nga viti 2004-2005 deri më 2023-2024 është mbi 70.

Në vitin 2004-2005 në vendin tonë figuronin të ishin gjithsej 1 mijë e 53 shkolla, derisa këtë vit janë 974.

Kësisoj numri i institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar është 846 shkolla fillore, 122 shkolla të mesme  dhe gjashtë shkolla speciale. Gjithsej në gjithë vendin tonë janë 974 shkolla momentalisht.

Duke pasur parasysh numrin e madh të nxënësve nëpër disa qytete, klasat i bie të jenë me më shumë nxënës se sa normalisht është e konvenueshme për ta.

Por shqetësuese është fakti se si nga viti 2005 në Kosovë u mbyllën 79 shkolla, pasi numri i shkollave që janë në shërbim të nxënësve ka rënie.

E nga ministrja Nagavci dje u tha se janë bërë 444 investime gjatë qeverisjes së saj me këtë ministri.

Sipas saj janë investuar 61.908.425.26 euro gjithsej në infrastrukturën e institucioneve edukativo-arsimore. Sipas saj janë 360 projekte të përfunduara tashmë, 70 në proces dhe 14 në procedurë të prokurimit.

Po ashtu sipas ministres janë bërë investime në 38 shkolla.

Investime ne 64 çerdhe: 14 të përfunduara, 38 në proces të ndërtimit dhe 12 në proces të prokurimit;

Investime në 38 shkolla:18 të përfunduara, 19 në proces të ndërtimit, 1 në procedurë të prokurimit;

Por duhet përkujtuar që numri i vogël i nxënësve në shumë fshatra të vendit, ka bërë që shumë shkolla të shkojnë drejtë mbylljes.

Kësisoj ikja e madhe e qytetarëve jashtë vendit, ka ndikuar që shumë prej fëmijëve të vazhdojnë shkollimin, apo të nisin nga fillimi në vendet e ndryshme të Evropës.

E këta që kanë mbetur kanë probleme të mëdha me kushtet të cilat u ofrohen gjatë shkollimit, si në infrastrukturë e si në edukim të përgjithshëm./Lajmi.net/