Kurti viziton njërën nga depot e armatimit të FSK-së: Do të vazhdojmë të investojmë në përgatitjen e ushtarëve dhe në armatim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë vizituar njërën nga depot e armëve të ushtrisë së Kosovës. Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka thënë se për më pak se 10 muaj është arritur që këto armë të blihen dhe të sillen në…

Lajme

20/11/2024 10:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë vizituar njërën nga depot e armëve të ushtrisë së Kosovës.

Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka thënë se për më pak se 10 muaj është arritur që këto armë të blihen dhe të sillen në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar për këto blerje që kemi bërë si Ministri e Mbrojtjes si Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe e falënderoj nga zemra komandantin e ushtrisë sonë, Gjeneralejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin që për një kohë rekord më pak se 10 muaj kanë arritur që blerjet të realizohen duke u sjellë këtu në Kosovë me ç’rast ato që duken si tavolina për këtë armatim modern në fakt janë arka municioni dhe do të vazhdojmë të investojmë edhe më tej si në ngritjen e përgatitjeve të ushtarëve dhe oficerëve tanë gjithashtu edhe në armatimin modern e municionin e shumtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka falënderuar ministrin Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për punën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë mënyrë e përmbush vizionin e saj, qëllimin tonë të përbashkët për një Kosovë paqësore, të sigurt ku Kushtetutshmëria dhe Ligjshmëria, sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial nuk arrin të cenohet asnjëherë nga askush. Komandant Jashari dhe ministër, ju përgëzoj sepse kjo është ajo puna e heshtur që i ka rezultatet e mëdha e për të cilën ju të dy jeni shumë të mirënjohur më shumë për mua sesa për publikun”, ka shtuar Kurti. 

Postimi i tij i plotë në Facebook: