Pacolli thotë përsëri se Peci po “gënjen”: Mos u mundo të devijosh vëmendjen duke njollosur emrin tim
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Bujqësisë Faton Peci në lidhje me të. Peci mbrëmë ka deklaruar se Pacolli në vitin 2013 i ka ofruar 200 mijë euro dhe pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, me kushtin që ai ti bashkohej AKR-së. Këtë deklaratë të tërën, Pacolli e…
Lajme
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Bujqësisë Faton Peci në lidhje me të.
Peci mbrëmë ka deklaruar se Pacolli në vitin 2013 i ka ofruar 200 mijë euro dhe pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, me kushtin që ai ti bashkohej AKR-së.
Këtë deklaratë të tërën, Pacolli e ka quajtur gënjeshtër duke treguar një anë krejt tjetër të ngjarjes, shkruan lajmi.net.
“Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj. Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kërkoj ndjesë publike që po detyrohëm, për herë të fundit të merrem me këtë.
Prapë ky Peci po *GENJEN*!
Ndalu, more, mos gënje!
A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë!
Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj.
Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar.
Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne.
Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?
Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë.
Peci po *GENJEN* kur thotë se dikush në shtëpinë time i ka ofruar banesë ne Pr dhe 200,000 euro. Ai duhet të sjellë fakte për këtë genjeshtër, përndryshe do të duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Një akuzë e tillë është e rëndë dhe e natyrës korruptive.
Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duke njollosur emrin tim. Ai duhet të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij.