Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit. Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në fundin e…

Lajme

18/11/2024 23:50

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit.

Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak.

Por, pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Franco Foda, luftoi në maksimum në fushë dhe mori pikët e plota.

Kosova e mbyll garën në Ligën e Kombeve me katër fitore, 12 pikë.

Kombëtarja është në pritje të UEFA-s, gjegjësisht vendimit të saj për ndeshjen ndaj Rumanisë.

Si shkak i thirrjeve raciste, futbollistët lëshuan fushën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtij vendimi.

Ndërkaq, ndeshjet e playoffit do të luhen në muajin mars të 2025-tës.

Kundërshtarin e tyre “Dardanët” do ta mësojnë më 22 nëntor.

Në rast të fitores atëherë Kosova do të kalojë në Ligën B të kësaj gare.