Mickoski për ish luftëtarët e UÇK-së: Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë është i mirëpritur

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni. Ai tha se kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit të tij, mund ta vizitojë lirisht…

Lajme

18/11/2024 22:30

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni.

Ai tha se kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit të tij, mund ta vizitojë lirisht Shkupin.

“Sa i përket personave me urdhërarrest, kushdo që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe kushdo që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën, mund të vijë lirisht të shëtisin në Shkup, në Maqedoni, i ftojë të vijnë, ne jemi vend mikpritës”, theksoi Mickoski.