AIP vazhdon të kërkoj nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi Agjencia, inkurajon dhe kërkon  nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe  shpërndarjen e faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke ndjekur shembullin e NP “Termokos” SH.A Me qëllim  të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve…

Lajme

18/11/2024 15:51

Agjencia për Informim dhe Privatësi Agjencia, inkurajon dhe kërkon  nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe  shpërndarjen e faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke ndjekur shembullin e NP “Termokos” SH.A

Me qëllim  të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës,  Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon të kërkoj nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët, përkatësisht shpërndarjen e faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.

Në përmbushje të obligimeve ligjore dhe kërkesave të Agjencisë  për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, NP “Termokos” SH.A ka filluar shpërndarjen e faturave për konsumin mujor duke ndërmarrë masa organizative për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shpërndarjen e faturave për konsumin mujor, nëpërmjet zarfimit duke mbrojtur kështu të dhënat personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon NP “Termokos” SH.A për bashkëpunimin dhe zbatimin e detyrimeve ligjore ashtu siç është kërkuar nga AIP ndërsa ju bën thirrje  ndërmarrjeve  publike qendrore dhe lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët  gjatë  shpërndarjes së faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke ndjekur shembullin e NP “Termokos” SH.A.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), inkurajon dhe kërkon nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale Ndërmarrja Publike Qendrore “KEDS”, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ndërmarrja Publike “Hidromorava” Gjilan, Kompania Rajonale “Hidrodrini” Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Bifurkacioni” Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni” sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L “Higjiena”, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit “Mitrovica” në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Çabrati” në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Ecohigjiena” në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti” SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit “KRU Hidroregjioni Jugor” sh.a, në Prizren, që ofrimin e shërbimeve për qytetarët e shpërndarjen e faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.