Miftaraj: Shokët e hajnit e mbrojnë shokun hajn dhe fillojnë me kampanjë kundër shtetit pse po e lufton hajnin
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka “përshkruar” një seancë gjyqësore të mundshme të gjykimit të një nga zyrtarët qeveritarë që keqpërdorin paranë e shtetit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se hajnin po e mbrojnë shokët e tij derisa kthehen kundër shtetit që po e lufton hajnin, shkruan lajmi.net. “Prokurori po e lexon…
Lajme
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka “përshkruar” një seancë gjyqësore të mundshme të gjykimit të një nga zyrtarët qeveritarë që keqpërdorin paranë e shtetit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se hajnin po e mbrojnë shokët e tij derisa kthehen kundër shtetit që po e lufton hajnin, shkruan lajmi.net.
“Prokurori po e lexon aktakuzen ne gjykate, dhe po e deshmon me fakte se i pandehuri është zënë nê flagrancë duke vjedhur. I pandehuri në mënyrë demonstrative po argumenton se shteti po ben luftë hibride duke e zënë vetem ate duke vjedhur dhe duke e mbajtur pergjegjes per hajnine. Shoket e hajnit ne menyre te koordinuar dhe sistematike e mbrojne shokun hajn dhe fillojne me kampanje kunder shtetit pse po e lufton hajnin. Ndodhi kosovare ne kater vitet e fundit”, thuhet në postimin e Miftarajt. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: