Haradinaj: Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të Kosovës por të RMV-së – Të ka kaluar koha e manipulimit o kryeministër
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi që i njëjti tha se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut i takon Gjykatës Kushtetuese atje. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një…
Lajme
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi që i njëjti tha se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut i takon Gjykatës Kushtetuese atje.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një Gjykate Kushtetuese të shtetit fqinj, shkruan lajmi.net.
“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetutese. Të kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: