Mendoni dy herë para se të niseni në Prishtinë- Kolonat mund t’u lënë duke pritur me orë të tëra
Qytetarët në Prishtinë thuajse janë lodhur nga tollovitë e njëjta çdo ditë. Që në hyrje të kryeqytetit e të gjithë rrugët e tjera janë përplot me automjete. Kësisoj, automjetet e shumta, rrugët e bllokuara shumë prej tyre kinse të “shndërruara” në sheshe, e moszgjidhja e problemeve në trafik veçse e kanë “ngufatur” edhe më tepër…
Lajme
Qytetarët në Prishtinë thuajse janë lodhur nga tollovitë e njëjta çdo ditë.
Që në hyrje të kryeqytetit e të gjithë rrugët e tjera janë përplot me automjete.
Kësisoj, automjetet e shumta, rrugët e bllokuara shumë prej tyre kinse të “shndërruara” në sheshe, e moszgjidhja e problemeve në trafik veçse e kanë “ngufatur” edhe më tepër qarkullimin në Prishtinë.
Situatë aspak më e mirë s’është as sot.
Që në mëngjes kolonat e shumta kanë bllokuar e vonuar qytetarët.
Padyshim se prej vendeve më të vështira për të kaluar është në hyrje të Prishtinës, në Veternik./Lajmi.net/