Pacolli i kundërpërgjigjet ministrit Peci: Dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime e vinte në shtëpinë time, tani më quan vrasës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar që “punën” dhe angazhimin e tij ta zhvendosë në statuse në Facebook. Ai madje pati reaguar pas këshillës publike që i dha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Peci e quajti “trim altruist” Pacollin. Peci shkoi edhe më tutje, duke e lidhur Pacollin edhe me…

Lajme

18/11/2024 08:22

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar që “punën” dhe angazhimin e tij ta zhvendosë në statuse në Facebook.

Ai madje pati reaguar pas këshillës publike që i dha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Peci e quajti “trim altruist” Pacollin.

Peci shkoi edhe më tutje, duke e lidhur Pacollin edhe me një vrasje të rëndë.

Por është pikërisht Pacolli ai i  cili iu kundërpërgjigj me një fotografi të vjetër të Pecit, në të cilën mbante emrin e firmës së njohur të Pacollit “Mabetex”.

Postimi i plotë:

A e kuptoni tani sa të besueshëm dhe të sinqertë janë këta “ministra”, apo sa kontraverze dhe të dyshimta janë veprimet e tyre?
Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime ( Mabetex ) dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.
Si mund të kuptohet kjo punë?./Lajmi.net/